Aktualitet

Pacienti me Covid poston foton nga brenda spitalit: Jeta dhe vdekja luftojnë kush do triumfojë

Pacienti me Covid poston foton nga brenda spitalit: Jeta dhe vdekja

Gjergji Kulla është mes pacientëve të shtruar me koronavirus në vendin tonë. Ai u infektua që me datë 20 gusht, por u detyrua të shtrohej në spital nga 1 shtatori për shkak të gjendjes së rënduar. Ka postuar një foto nga brenda spitalit Covid 1, tek Infektivi ku shihet me maskën e oksigjenit.

E quan sëmundjen një nga eksperiencat më të vështira që ka kaluar në jetë: Ku jeta dhe vdekja luftojnë e kush do triumfojë, shkruan ai. Fatmirësisht siç shprehet ai ia ka hedhur të këqijave dhe prej tu bashkohet miqve të dhe të afërmve në jetën e përditshme.

Lexoni postimin e tij në Facebook:

Pershendetje miq,kusherinj,shoke ,dashamire dhe bashkepunetore.
Kam qe ne date 20 gusht qe po ndeshem me Covid19.
Jam i shtruar ne spitali covid 1 qe ne date 01.09.2020.
Eshte nga eksperiencat me te veshtira qe kam kaluar ne jete ku jeta dhe vdekja luftojne se kush do triumfoje.
Shyqyr zotit ja kam hedhur te keqijave dhe pres tju bashkohem ne jeten e perditshme sa me shpejt.
Ruajuni nga Covid miq,respektoni rregullat.

Pacienti me Covid poston foton nga brenda spitalit: Jeta dhe vdekja

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.