Aktualitet

Paditi dy gjyqtarët. Por Kushtetuesja 'rrëzon' Besnik Canin

Paditi dy gjyqtarët. Por Kushtetuesja 'rrëzon' Besnik Canin

Gjykata Kushtetuese nuk do e shqyrtojë padinë e prokurorit Besnik Canit. Ai është ish anëtari i KLP-së i  cili u shkarkuar nga Vettingu. Pas shkarkimit ai depozitoi në Gjykatën Kushtetuese një padi kundër gjyqtarit Luan Daci dhe Artan Hajdarit. Ai preendon se u emëruan si anëtarë të trupës gjykuese në KPA në kundërshtim të Kushtetutës.

Kujtojmë se Luan Daci u pezullua nga detyra pak ditë më parë dhe tani është në hetim nga SPAK për falsifikim dokumentesh dhe se nuk ka treguar se ka qenë gjyqtar dhe një shkarkim nga detyra para shumë vitesh për paaftësi.

Luan Daci ka qenë pjesë e dhjetra proceseve në KPA për shkarkimin apo konfirmimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Prokurori Besnik Cani u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në nëntor të vitit 2018, pavarësisht disa problematikave të konstatuara. Ai më pas u zgjodh edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Operacioni Ndërkombëtar Monitorimit, në janar të 2019, i rekomandoi Komisionerit Publik që të kërkonte rrëzimin e vendimit të KPK-së në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Në rekomandimin e ONM, përpos të tjerave, theksohet se prokurori Cani ka tentuar të përfitojë një kredi të butë në Bashkinë e Fierit, ndërsa nuk ka hetuar ish-krybashkiakun e Fierit Baftjar Zeqo si dhe disa tendera të dyshuar si abuzivë në Elbasan.