Aktualitet

Pagat e mjekëve dhe infermierëve do rriten deri në 40%! (Një sqarim dhe për ato të mësuesve)

Pagat e mjekëve dhe infermierëve do rriten deri në 40%! (Një

Pagat e bluzave të bardha do të rriten me 40%! Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të punimeve në maternitetin e ri të Beratit. Kreu i qeverisë bëri me dije se vendimi do të merret brenda këtij mandati, por u shpreh se pagat e reja do të jenë dinjitoze dhe nuk do të kenë dallime me ato të vendeve të rajonit. Ai u ndal dhe te pagat e mësuesve, ku bëri një sqarim.

"Qershia mbi tortë është ndërhyrja që do të bëjmë në buxhet për pagat e mjekëve, infermierëve dhe personelit mjekësor. Do bëjmë ndërhyrje të fortë dhe do jetë rritje e konsiderueshme. Akoma s’mund të flasim me shifra finale por besoj se do të arrijmë në 40%. Që po e konkludojmë këto ditë, se duhet kombinuar bashkë me atë të mësuese dhe plotësojmë një zotim të marrë që do kemi rritje 40% në këtë 4-vjeçar të pagave të mësuesve, duhet të shkojmë atje. Për mjekët dhe infermierët në kushtet aktuale, për të garantuar që cilido që do të ushtrojë profesionin këtu të ketë një pagë që mos të jetë inferiore nga pagat në Gjermani dhe Itali, që mund ta ketë më të lartë, por paguajnë më shumë taksa, kanë më shumë shpenzime, etj. Duke ruajtur dhe bonuesin për ata që lëvizje nga qendra e tyre, por dhe duke financuar në mënyrë dinjitoze ata që janë aty ku janë. E di që e mira nuk ka fund, por të paktën që të kemi një pagë që të jetë super dinjitoze dhe pa pasur dallim nga vendet e rajonit", tha Rama.