Pak orë para arrestimit të Salianjit, Bardhi propozon ngujim në seli: Të mos e dorëzojmë kolegun
E Premte 27 Shtator 2024, 14:27
TiranaPost
Ndërsa kanë mbetur edhe pak orë para arrestimit të Ervin Salianjit, Partia demokratike ka mbledhur grupin parlamentar në selinë e saj.
Nga mediat raportohet se Gazment Bardhi ka propozuar mos dorëzimin e Ervin Salianjit në Polici dhe ngujimin e grupit të PD në selinë blu për 24 orë pa ndërprerje e pa afat.
Prokuroria e Tiranës tashmë ka dorëzuar në Kuvend dhe në Policinë e Tiranës urdhrin e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë të gjykatës së Apelit që e dënon deputetin demokrat Ervin Salianjin me 1 vit burg, për 'kallëzim të rremë' lidhur me dosjen 'Babale'.
Salianji ka deklaruar para mediave se do të vetëdorëzohet.