Aktualitet

Pallatet duhet të presin për rindërtimin. Ja kush përfiton

Pallatet duhet të presin për rindërtimin. Ja kush përfiton

Pallatet e shembura dhe ato të dëmtuara në Durrës duhet të presin akoma për t`u rindërtuar.

Në fazën e parë përfitojnë ata që kanë shtëpi private dhe janë 7449 familje.

Buxheti i përcaktuar është 18 miliardë dollarë dhe në fillim të vjeshtës pritet që familjet të hyjnë në shtëpitë e riparuara.

Detajet u zbuluan gjatë takimit të kryeministrit Rama me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, kryetaren e Bashkisë së Durrësit dhe prefektin.