Aktualitet

Pamje nga shtëpia e 71 vjeçarit të ekzekutuar në Elbasan, pas 5 orësh negociata të dështuara me policinë

Pamje nga shtëpia e 71 vjeçarit të ekzekutuar në Elbasan,

Një skenë lufte në Elbasan ditën e djeshme, me 5 orë negociata të dështuara me 71 vjeçarin Lefter Zhidru.  Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe forcat Renea e ekzekutuan teksa ai qëndronte në shtëpinë e tij, dilte në dritare dhe qëllonte me armë.

Fotot që shihni i përkasin banesës së 71 vjeçarit ku duken shenjat e plumbave në mur. Ekspertët pritet të bëjnë sot këqyrjen e shtëpisë së tij, ndërsa banorët e pallatit kanë kërkuar që të bëhet pastrimi për shkak të gëzhojave dhe gazit të përdorur për të neutralizuar të moshuarin.

Pamje nga shtëpia e 71 vjeçarit të ekzekutuar në Elbasan,

Pamje nga shtëpia e 71 vjeçarit të ekzekutuar në Elbasan,

Sipas informacioneve, në shtëpinë e 71 vjeçarit u gjetën kallëpe tritoli dhe municione të tjera.

Si nisi ngjarja?

Bashkëshortja e tij telefonoi policinë për shkak se 71 vjeçari kishte marrë armën pas një sherri mes tyre. Në momentin e mbërritjes së policisë, 71 vjeçari filloi të qëllojë, duke plagosur 2 djem të rinj, kalimtarë të rastësishëm në lagje. Gruaja dhe vajza e çiftit 14 vjeçe arritën të dilnin nga shtëpia, ndërsa 71 vjeçari bëri rezistencë. Ai nuk pranoi të dilte të dorëzohej deri në momentin që Renea e qëlloi me plumb në kokë.

Mediat televizive shkruajnë se trupi i tij ndodhet në morg dhe se familjarë të tij kanë ardhur nga Saranda për të tërhequr trupin.  

Pamje nga shtëpia e 71 vjeçarit të ekzekutuar në Elbasan,