Aktualitet

Pamje nga terminali i ri i Aeroportit Nënë Tereza dhe risia e leximit të Pasaportave

Pamje nga terminali i ri i Aeroportit Nënë Tereza dhe risia e leximit

Terminali i ri në Aeroportin Nënë Tereza ka përfunduar. Disa pamje jane bërë publike sot në një lidhje live, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama.

Pamje nga terminali i ri i Aeroportit Nënë Tereza dhe risia e leximit

Gjatë fjalës së tij Rama tha se risia në terminalin e ri është edhe leximi digjital i Pasaportave.

“Sot është vënë në punë sistemi i ri teknologjik i leximit të pasaportave në Aeroportin Nënë Tereza. Të gjithë shtetasit shqiptarë nuk do të kontrollohen më nga policët që të shikojnë në sy e shikojnë pastaj pasaportën e pastaj sërish në sy. Do kalojnë në barrierën digjitale. Një proces ky që zgjat më pak se gjysmë minuti. Ul gjithashtu fluksin e hyrjeve”, tha Rama.

Pamje nga terminali i ri i Aeroportit Nënë Tereza dhe risia e leximit

Leximi digjital i pasaportave do të jetë i mundur edhe për pasaportat kanadeze, të BE-së, pasaporta të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.