Aktualitet

Pamjet nga çatitë dhe brenda shtëpive! Kontroll ndaj 7 të dyshuarve në Nikël me urdhër të SPAK

Pamjet nga çatitë dhe brenda shtëpive! Kontroll ndaj 7 të

Policia e Tiranës ka kryer disa kontrolle të imtësishme në orët e para të mëngjesit në Nikël. Janë publikuar pamjet nga kontrollet nga çatitë e shtëpive dhe brenda, të 7 personave.

Pamjet nga çatitë dhe brenda shtëpive! Kontroll ndaj 7 të

Pamjet nga çatitë dhe brenda shtëpive! Kontroll ndaj 7 të

Ata janë: Durim Bami, Valter Bami,  Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra.

Sipas policisë: Kontrollet janë kryer në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal.

Policia nuk tregon me detaje se çfarë provash janë gjetur, por shton se do t’i shërbejnë hetimit, të zhvilluara në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Njoftimi i plotë: 

Kontrolle në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal.

Kontrollet për sigurimin e provave që do t’i shërbejnë hetimit, të zhvilluara në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në operacionin e kontrollit të banesave në Nikël, Krujë, janë përfshirë Drejtoria Hetimore Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës e Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Gjatë operacionit të kontrollit, ku përdorën edhe dronë, janë zhvilluar kontrolle në 7 banesa, konkretisht:

Në banesat e shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra.

Gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që do t’i shërbejnë hetimit në interes të procedimit penal. 

*Tiranapost.al.