Aktualitet

Pandemia mund të vihet nën kontroll! Meta publikon letrën me 9 kërkesa që i ka dërguar Manastirliut dhe Ramës

Pandemia mund të vihet nën kontroll! Meta publikon letrën me 9

Një ditë më parë presidenti Meta pati një takim me mjekë dhe ekspertë të fushës së shëndetit Publik, por edhe me eksponentë nga fusha e mjekësisë të cilët kanë kritikuar qeverinë qysh në fillim të pandemisë.

Sot Ilir Meta ka publikuar letrën në të cilën sipas tij pas diskutimeve me mjekët, parashtrohen disa kërkesa për të përballuar situatën e pandemisë. Meta thotë se pandemia mund të vihet nën kontroll dhe se koh për të vepruar nuk pret më.

Në letër shtrohen këto kërkesa: 

-Të futen sa më shpejt në përdorim testet e shpejta

-Të futen në funksion menjëherë spitalet rajonale

-Të sigurohet aparatura ECMO për rastet e rënda të pacientëve me Covid

-Të bëhet njehsimi favorizues i çmimeve të Covid

-Të shfrytëzohen kapacitetet, përfshirë mjekët që nuk janë pjesë e shërbimit aktiv ose që janë në pension

-Të shpejtohen procedurat e licensimit të mjekëve

-të përditësohen protokollet, të përfshihen dhe reanimatorët

-Nevojiten mekanizma kooridnimi nëpër rrethe

-Të kontrollohen ilaçet që qarkullojnë.

Pandemia mund të vihet nën kontroll! Meta publikon letrën me 9

Pandemia mund të vihet nën kontroll! Meta publikon letrën me 9

Statusi i Metës:

Bazuar në diskutimet e zhvilluara me mjekë dhe ekspertë të fushës së shëndetit publik, me qëllim të vetëm mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19, po bëj publike letrën zyrtare, me propozime konkrete, që i kam dërguar ministres së Shëndetësisë, për dijeni Kryeministrit ende në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit.
Pandemia mund të vihet nën kontroll dhe jetët e qytetarëve mund të shpëtohen.
Koha për të vepruar nuk pret më!