Panik në aeroportin e Hamburgut, babai i armatosur merr peng vajzën 4-vjeçare, pezullohen fluturimet

Aeroporti Ndërkombëtar i Hamburgut ndërpreu të gjithë operacionet mbrëmjen e së shtunës pasi një person i armatosur hyri me forcë në ambientet e pistës, duke alarmuar autoritetet dhe shkaktuar panik te pasagjerët.
Autori u mbyll brenda makinës së parkuar përpara terminalit të aviacionit të përgjithshëm, duke marrë peng vajzën e tij në bord dhe vijon të qëndrojë aty.
Makina u ndal në pistë, pranë një avioni pasagjerësh të Turkish Airlines i cili u evakuua. Burri ka hedhur dhe dy bomba molotov, të cilat fatmirësisht nuk shkaktuan asnjë dëm.
Gruaja e agresorit kishte kontaktuar më parë policinë për të denoncuar një rrëmbim fëmijësh. Aeroporti u evakuua për siguri. Shkak për ngjarjen mendohet të jetë një mosmarrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve.