Aktualitet

Paqe sërish! Rama falenderon Braçen për Parkun Fotovoltaik të Karavastasë

Paqe sërish! Rama falenderon Braçen për Parkun Fotovoltaik

Kryeministri Rama gjatë një vizite sot në Divjakë ka njoftuar nisjen e punimeve për parkun fotovoltaik të Karavastasë. Gjatë fjalës së tij Rama falenderoi Erion Braçen, i cili ka qenë një zë kritik në PS.

“Më vjen mirë që këtu mbaron gjithë tensioni i Erion Braçes për realizimin e kësaj vepre dhe hyjmë në fazën e marrjes frymë të lehtësuar. Erioni meriton të gjithë respektin dhe falenderimet për këmbënguljen dhe për ndihmën që ka dhënë me autoritetet vendore për ta lehtësuar këtë proces”, tha Rama.

Paqe sërish! Rama falenderon Braçen për Parkun Fotovoltaik

Edhe Braçe mëngjesin e sotëm e falenderonte kryeministrin Rama.

“Faleminderit Edi Ramës që na dëgjoi, mbështeti, luftoi për ne, Divjakën”.

Ky do të jetë parkun më i madh diellor në Ballkanin Perëndimor, me kapacitet prej 140 megavat, i shtrirë në një sipërfaqe prej 198 hektarë, që do të realizohet nga kompania franceze Voltalia.

Shqipëria do të ketë mundësinë që në 15 vitet e ardhshme, duke filluar nga mesi i vitit 2023 kur ku park do të jetë në prodhim, të kemi 70 megavat/orë të disponueshme me 24.89 euro.