“Para se të dilni nga shtëpia sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura”, ministrja Balluku mesazh qytetarëve

E Mërkurë 17 Gusht 2022, 13:51
TiranaPost
Ndëkohë që kriza energjetike është kthyer në një problem global, ministrja e Energjetikës, njëkohësisht zëvendës kryeministre, Belinda Balluku ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh për kursimin e energjisë elektrike.
‘Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm, gjatë kohës që jeni në shtëpi.’- shkruan Balluku.
Një ndër vendet e BE-së që po e vuan më shumë krizën energjetike është Gjermania, e cila ka vendosur masa dhe ka paralajmëruar periudha të vështira.
Kosova ka shpallur gjendje emergjence dhe ka nisur ndërprerjet e energjisë elektrike.