Aktualitet

Paragjykimi i shqiptarëve të vendos në siklet!

Paragjykimi i shqiptarëve të vendos në siklet!

Këtë ka treguar farmacistja Erjona Xhaferraj e cila prej vitesh tashmë jeton në Kanada dhe së fundmi është nominuar për çmimin Global Woman Award. Në një intervistë për Top Channel ajo ka rrëfyer se vetëm se është predikuese e fesë myslimane paragjykohej në Shqipëri dhe këtë e vinte re sa herë aplikonte edhe për punë. Erjona thotë se ky lloj paragjykimi nuk ekziston në Kanada.

Paragjykimi i shqiptarëve të vendos në siklet!

Ja çfarë tha ajo:

Në Kanada ka diversitet në kultura, që çdo njeri është aq unik dhe përfaqëson kulturën e vet. Sado që të gjithë e shikojnë të bukurën nëpërmjet çdo lloj kulture nëpërmjet çdo lloj feje. Indianët këtu janë me çallma, çifutët me ato veshjet e tyre tipike. Në Kanada e kam humbur atë konceptin që je gocë me shami, që je ndryshe.

Në Shqipëri padyshim e kam ndjerë shumë, sepse është paragjykimi i popullit shqiptar që të vendos në siklet. Që kur kam aplikuar për punë, më kanë thënë: Ti je ajo vajza që ka bërë aplikimin? E kam marrë përgjigjen që ti nuk je për këtë vend!

Ju si mendoni? A janë shqiptarët paragjyes për shkak të besimit fetar?