Parakalimi i gabuar i merr jetën një personi në Fushë Krujë-Milot, dy të plagosur rëndë

E Hënë 23 Nëntor 2020, 12:11
TiranaPost
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen rëndë të dy të tjerëve. Ngjarja ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot.
Sipas informacioneve të para, shoferi i makinës është përplasur me një kamion pas një parakalimi të gabuar. Detaje të tjera ende nuk janë bërë me dije, po ashtu identiteti i viktimës bashkë me të plagosurit.
Policia ka shkuar në vendin ku ndodhi aksidenti.