Aktualitet

Paralajmërimet për aktakuza nuk mund të devijojnë rëndësinë historike të luftës

Paralajmërimet për aktakuza nuk mund të devijojnë

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar me një status pas lajmit të fortë të aktakuzës së Hagës ndaj Presidentit Thaçi e disa figurave të larta të politikës dhe ish-UÇK-së. Duke vlerësuar luftën çlirimtare të UÇK-së, Bushati thotë se asgjë nuk zbeh rëndësinë historike të asaj lufte për liri e pavarësi, por e mbyll me një mesazh të qartë për mënyrën e përballjes me paralajmërime për aktakuza të këtilla.

"Kosova ka zhvilluar një luftë çlirimtare, qëllimi i së cilës ka qenë liria dhe pavarësia, të fituara me përkrahjen e jashtëzakonshme të familjes euroatlantike. Paralajmërimet për aktakuza eventuale nuk mund të devijojnë rëndësinë historike të luftës çlirimtare. Përballja dinjitoze me çdo aktakuze të mundshme do ta bëjë Kosovën shtet më të fuqishëm dhe më funksional", shkruan Bushati.

Lexo me shume: