Aktualitet

Paralajmërimi se mësimi së shpejti do të bëhet online. Ministrja e Arsimit flet për skenarin

Paralajmërimi se mësimi së shpejti do të bëhet online.

Shkollat po përgatiten që mësimi të bëhet online, ndërsa dje u njoftua më për mbylljen e shkollës së parë në vend. Shkolla në fshatin Blerimaj në Kavajë u mbyll dhe mësimi do të vazhdojë online pasi 12 mësuesit e saj janë izoluar, një pjesë si raste pozitive dhe të tjerë të dyshuar. Ndërsa mbyllja e pjesshme e klasave për shkak të virusit, është bërë e zakonshme veçanërisht në Tiranë.

Ndërkohë sot e ftuar në Komisionin e Edukimit në seancën e parë dëgjimore si ministre e arsimit, Evis Kushi, tha se është gati skenari për mësimin në distancë.

“Deri tani janë trajnuar rreth 1200 mësues. Përsa i takon platformës ‘Akademi.al’ janë krijuar 47 mijë e 800 klasa virtuale mes nxënësve dhe mësuesve”, tha Kushi.

Paralajmërimi se mësimi së shpejti do të bëhet online.

Ndërkohë që lidhur me mënyrën sesi po procedohet për testimin e mësuesve nëse janë apo jo të infektuar Kushi sqaroi:

“Edhe nëse do t’i testonim të gjithë mësuesit, 48 orë më pas një pjesë e tyre mund të shfaqnin shenja”.

Ministrja e Arsimit tha se strategjia e tamponimit është sipas kontakteve te afërta:

“Kur identifikohen raste pozitive nëpër klasa strategjia që ndjek ne është që izolohen nxënësit që kanë patur kontakte me ta dhe jo e gjithë klasa. Vetëm kur kontatohen shumë raste, vetëm atëherë mund të kalojë klasa e gjithë në mësim online për një periudhë të caktuar”.

Aktualisht, 120 mësues dhe 60 nxënës në të gjithë vendin janë të izoluar si raste të prekura apo të dyshuara nga virusi.