Aktualitet

Parandalimi i përhapjes së virusit COVID-19, shtyhet kohëzgjatja për ndalimin e grumbullimeve

Parandalimi i përhapjes së virusit COVID-19, shtyhet kohëzgjatja

Grumbullimi në vende të hapura apo të mbyllura do të vazhdojë të jetë i ndaluar edhe për për pesë ditë të tjera, deri më 29 nëntor, me urdhër të Ministrisë së Shendetësisë.

MInistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka firmosur ditën e sotme urdhrin, i cili zgjat në kohë ndalimin, më qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 tani që po afrohet dhe dimri.

“Në urdhrin nr.633 datë 1.11.2020 ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura’ të ndryshuar bëhet ndryshimi si vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi deri në datën 15.11.2021 zëvendësohet me togfjalëshin ‘deri në datën 29.11.2021”. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare’”, shkruhet në vendimin e Ministrisë.

Tiranapost.al