Aktualitet

Parandalohet vrasja në Tiranë

Parandalohet vrasja në Tiranë

Policia e Lezhës ka kryer një operacion me anë të të cilit ka parandaluar një vrasje që ishte parashikuar të bëhej në Tiranë për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Dy personat që kishin planifikuar të kryenin vrasjen ishin me precedentë penalë dhe janë shpallur në kërkim nga policia.

Policia njoftoi që gjatë operacionit ka sekuestruar 2 mina me telekomandë, 88 mijë euro të fituara nga droga, 2 snajper, 1 pistoletë dhe 1 automatik.