Aktualitet

Parashikimi i Brataj për vjeshtën: Do ketë dhe grip që do përkeqësojë pak situatën. A ka skenar për izolim?

Parashikimi i Brataj për vjeshtën: Do ketë dhe grip që do

Vjeshta parashikohet të sjellë rritje të rasteve me të infektuar, por kreu i Urgjencës Skënder Brataj thotë se nuk po diskutohet skenari i karantinës apo izolimit total, siç ndodhi në muajt e parë të pandemisë. Në një intervistë, Brataj tha se fatmirësisht kurba e të prekurve nga koronavirusi ka qenë stabël dhe dy spitalet Covid, Infektivi dhe Shefqet Ndroqi e kanë përballuar.

"Kemi qenë në të njëjtin drejtim, ku të gjithë skenarët janë të parashikuar. Për fatin e mirë deri në këtë moment është menaxhuar me 2 spitalet COVID. Me vjeshtën pritet të rritet numri, nuk flitet për izolim, do e ruajmë gjendjen e lirë, nuk do arrijmë në ato skenare. Fakti që është bërë vaksina e turbekulozit, ka pasur më pak raste. Ardhja e gripit do e përkeqësoë  pak situatën. Format më të lehta kalohen në shtëpi. 96% e të infektuarve janë trajtuar në banesë. Fakt pozitiv është rritja e numrit të të shëruarve, në 56.04%. Duhet të forcojmë masat dhe të ndërgjegjësohemi".

Ndërsa për situatën në shkolla ai tha se ende nuk është dhënë efekti në shifra:

 ‘Dy-tre javë do të presim që të shohim rezultatin e fillimit të shkollës, se brenda një jave nuk mund të ndryshohet. Po vijnë kushtet jo favorizuese e virusit. Virusi ka ndryshuar sjelljen e tij, ka edhe problemin e virulencës ose mospërqëndrimin e tij. Simptomatologjia ka ndryshuar shumë, pjesa më e madhe e kalojnë në gjendje të lehtë që tregojnë se nëse kanë 7 mln aktiv sot, 99% janë të formave të lehta’.

Intervista për Report.