Aktualitet

Pas 1 viti zvarritjeje, firmosen diplomat e studentëve të Ekonomikut

Pas 1 viti zvarritjeje, firmosen diplomat e studentëve të Ekonomikut

Pas rreth një viti zvarritjeje, 315 studentët e Fakultetit Ekonomik mund të marrin diplomat. Sipas raportimit të mediave, rektori Mynyr Koni ka firmosur diplomat, për të cilët studentët mbajtën edhe protesta.

Në bazë të deklaratave të këtij të fundit shkak për mosfirmosjen e diplomave ishte bërë konflikti mes tij dhe dekanit të Fakultetit Ekonomik, Dhori Kyle.

Çështja duket se mori zgjidhje pas paralajmërimit të studentëve se do ta çonin në gjykatë, gjë që solli edhe reagimin e Ministrisë së Arsimit, e cila deri në ato momente kishte qëndruar larg kësaj situate.