Aktualitet

Pas 16 orëve kërkime gjenden trupat e pajetë të atë e bir që i mori rrjedha e përroit

Pas 16 orëve kërkime gjenden trupat e pajetë të atë e

Janë gjetur të pajetë trupat e Pjetër Rushaj, 48 vjeç dhe Jason Rushaj 18 vjeç, atë e bir. Ata udhëtonin me makinë djekur rrjedha e përroit në Bogë mori përpara makinën e tyre.

E vetmja që shpëtoi ishte vajza e familjes. Ajo arriti të dilte në kohë nga makina dhe u shpëtua nga një kalimtar i zonës.

NJOFTIMI I POLICISE

Në vijim të informacion të dhënë mesditën e djeshme se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza), ju bëjmë me dije se:

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).