Aktualitet

Pas 32 vjetësh, kompania ajrore franceze rinis fluturimet drejt Tiranës

Pas 32 vjetësh, kompania ajrore franceze  rinis fluturimet drejt

Kompania ajrore franceze “Air France” do të rifillojë fluturimet drejt Tiranës më 9 korrik, 32 vjet pas fluturimit të fundit.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: Fiks 32 vjet pas fluturimit të fundit nga Tirana, kompania franceze e flamurit rifillon fluturimet drejt Tiranës më 9 korrik. Me rritjen e lartë gjatë këtij viti të linjave dhe të numrit të vizitorëve, aeroporti "Nënë Tereza" do të jetë një motor i shtuar i ekonomisë në këtë kohë të vështirë.

Air France është transportuesi flamur i Francës me seli në Tremblay-en-France. Që nga viti 2013, Air France operon në mbarë botën me shërbime të planifikuara të pasagjerëve dhe ngarkesave. Gjithashtu transportoi 46,803,000 pasagjerë në 2019.