Aktualitet

Pas 5 muajve kaos, Kuvendi i rikthehet normalitetit

Pas 5 muajve kaos, Kuvendi i rikthehet normalitetit

Është duke u mbajtur sot seanca parlamentare. Pas pesë muajsh kaos, ku opozita bllokonte zhvillimin normal të seancave, përmes tymueseve, bilbilave, zhurmës, karrigeve të përmbysura dhe uzurpimit të foltores, sot është rikthyer normaliteti.

Pas arritjes së një marrëveshjeje mes mazhorancës dhe opozitës, në rend të ditës është përfshirë ngritja e dy komisioneve hetimore, komisionit hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi dhe komisioni për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.

Në seancën e sotme janë të pranishëm edhe studentë dhe nxënës.