Aktualitet

Pas Covid-19, kryebashkiakja e Shkodrës përballet edhe me një padi

Pas Covid-19, kryebashkiakja e Shkodrës përballet edhe me një

Vetëm pak ditë më parë kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi rezultoi positive me Covid-19, ndërkohë që tashmë duhet të përballet edhe me një padi.

Këshilli Bashkiak në Shkodër e ka paditur kryebashkiaken për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia.

“News24” bën me dije se vendimet e bëra nga Këshilli Bashkiak për Vllazninë, i janë vënë në dispozicion Ademit, por kjo e fundit i ka kthyer me argumentin se dokumentacioni nuk është në formën e duhur ligjore.

Ndërkaq referuar faqes QKB rezulton se nga ana e administratorit të K.F Vllaznia janë depozituar për regjistrim akte të nënshkruara nga ana e Voltana Ademit dhe jo akte të nënshkruara nga Këshilli Bashkiak.

Kështu Këshilli Bashkiak pretendon se Voltana Ademi me veprimet e saj ka tejkaluar kompetencat e dhëna me ligj duke mos dorëzuar në QKB aktet e ligjshme të miratuara në mbledhjen e datës 29.05.2020.

Kujtojmë se vetëm 3 ditë më parë rezultoi e infektuar me koronavirus dhe u izolua në banesë dhe gjendja e saj shëndetësore raportohej e mirë dhe pa simptoma.