Pas Detajeve të Korridorit Blu, Rama thotë: Faza tjetër është ajo e hekurudhës

Do të rihapet gara për ndërtimin e Korridorit Blu që do të lidhë vijën bregdetare shqiptare.
Korridori Blu është një projekt madhor, një pjesë e të cilit kalon në Shqipëri. Korridori synon të lidhë Europën e Veriut, pra Italinë me Europën Juglindore.
Do të lidhë në këtë mënyrë edhe veriun dhe jugun e Shqipërisë gjithashtu.
Kjo autostradë përfshin segmentet: Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj-Fier.
Shpejtësia e lejuar në këtë autostradë do të jetë 90km/h-130km/h. Akset do të jenë me pagesë, por në të gjithë vijën, do të ketë mundësi për përdorim të rrugëve paralele, pa pagesë.
Projekti synon:
Mundësi për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
Më pak aksidente më shumë siguri rrugore.
Rritje e turizmit.
Ulje e kostos së transportit.
Rritje e punësimit.
Gjatë prezantimit të projektit, kryeministri Rama tha se pas sistemimit të infrastrukturës rrugore, dhe aeroporteve, radhën e ka hekurudha.
“Faza tjetër është faza e hekurudhave. Aeroportet janë të gjitha në proces. Aeroporti i Rinasit është në një nivel tjetër. I Vlorës është kantier. Aeroporti i Kukësit ka filluar të rritet ngadalë. Kjo vepër mbyll infrastrukturën rrugore. Mbetën vetëm akse në zona të thella.
Me fazën e hekurudhës kemi filluar me Tiranën dhe Durrësit. Kemi shumë për të bërë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe Hani Hotit- Mal i Zi”, tha Rama.