Aktualitet

Pas hapjes së kufijve, a do të karantinohen turistët në Shqipëri?

Pas hapjes së kufijve, a do të karantinohen turistët në

Kufijtë tokësorë do të hapen që prej datës 1 qershor dhe kjo do të bëhet në reciprocitet me vendet e tjera.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se gjatë hapjes së mëtejshme të transportit ajror do të përcaktohen edhe vendet që nuk kanë barrë epidemiologjike dhe do të vlerësohen për të mos patur vetëkaratinim për turistët që vijnë nga këto zona.

"Jemi duke diskutuar hapjet e kufijve edhe ajrorë. Do jenë hapje që do kërkojnë reciprorite me vendet e tjera. Ne fillojmë në datën 1 qershor dhe besoj që edhe vendet e tjera do të shpallin datat e tyre. Do të kemi një hapje ku do të përcaktohen vendet që nuk kanë barrë epidemiologjike dhe do të vlerësohen pa vetëkaratinim", tha Manastirliu në emisionin "Real Story".