Aktualitet

Pas Hipotekës së Vlorës, Rama shënjestron Kadastrën e Sarandës: Pasqyrë e turpit të PS

Pas Hipotekës së Vlorës, Rama shënjestron Kadastrën e

Kryeministri Rama ka ndaluar sot në Sarandë, në turin e mirënjohjes pas rezultatit të zgjedhjeve.

Pas kritikave mbi Hipotekën e Vlorës, Rama ka shënjestruar Kadastrën e Sarandës.

“Njerëzit shpeshherë përplasen pa marrë atë që u takon, në radhë të parë respektin. Problemi më i madh ku njerëzit përplasen në dera dhe dera u përplaset më keq është Kadastra. Për fat të keq është bërë në disa vende, përfshirë dhe në Sarandë, pasqyra e turpit të PS. Njerëz që e kanë bërë zhele flamurin e PS. Njerëzillëku është A dhe Zh, pastaj vazhdojmë me të tjerat. Çdokush që troket në dyer duhet të trajtohet më i rëndësishëm sesa kryetari i bashkisë”, tha Rama.