Pas Italisë edhe Austria anulon fluturimet me Shqipërinë dhe gjithë Ballkanin
Situata me koronavirusin ka bërë që Austria të anulojë fluturimet me Shqipërinë deri në fund të muajit korrik. Ministri i Shëndetit Rudolf Anchober, ka thënë se lista e vendeve të ndaluara nga BE do të zgjerohet me 10 shtete të tjera, duke e çuar në 18.
Në këtë listë përfshihen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Rumania, Bullgaria dhe Moldavia. Qytetarët e këtyre vendeve nuk do të lejohen që të futen në kufirin austriak nga data 16 deri me datë 31 korrik.
Autoritetet austriake kanë njoftuar se vetëm disa kategori lejohen të futen:
Ato fluturime në interes të Republikës,
transport mallrash,
të sëmurë,
austriakë,
staf infermierësh.
Ministri i Shëndetit ka thënë:
"Ne duam që të mos ketë asnjë rrezik. Ne duam të rrisim kontrollet dhe të marrim masa në funksion të rritjes së numrit të infeksionit në vendet e prekura".
Kujtojmë se me datë 1 korrik, autoritetet austriake lëshuan një paralajmërim udhëtimi për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke kërkuar test negativ Covidi ose karantinim 14 ditor kushdo që futet në territor nga kufiri tokësor.