Pas lajmi të vaksinës në Britani, Interpol bën paralajmërim serioz

Rrjetet e organizuara kriminale mund të synojnë vaksinat anti-Coronavirusit duke i përfshirë në një skemë shitje me vaksina të rreme dhe përmes tregut të zi.Këtë paralajmëron agjencia globale e Koordinimit të Policisë në Europë.
Interpol ka lëshuar një alarm global për zbatimin e ligjit në 194 vende anëtare, duke i paralajmëruar qeveritë për rrjetet e krimit të organizuar që synojnë vaksinat e Covid-19, si përmes shitjeve fizike po ashtu edhe përmes internetit.
Sekretari i përgjithshëm Jurgen Stock, ka folur për The Guardian:
Ndërsa qeveritë po përgatiten të shpërndajnë vaksinat, organizatat kriminale po planifikojnë të infiltrojnë ose të ndërpresin zinxhirët e furnizimit. Rrjetet kriminale do të synojnë gjithashtu qytetarët që përmes faqeve të internetit të rreme të tu shesin vaksina. Kjo paraqet një rrezik të rëndësishëm për shëndetin dhe jetën e të gjithëve.
Artikulli i marrë nga The Guardian, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.