Pas marrëveshjes së Berlinit, a ka vlerë më Ballkani i Hapur? Përgjigjja e Ramës

Edi Rama nuk heq dorë nga Ballkani i Hapur, ashtu siç mund të pritej pas 3 marrëveshjeve të firmosura si fryt i Procesit të Berlinit.
I pyetur nga gazetarët nëse në kushtet e përparimit të Procesit të Berlinit a ka më kuptim dhe a është më i rëndësishmëm projekti i Ballkanit të Hapur (BP).
Rama tha se: “Procesi i Berlinit është një lokomotivë e cila ka tërhequr të gjithë liderët e rajonit dhe rajonin në një rrugëtim të ri, ndërkohë që në një moment të caktuar, ajo lokomotivë u mor peng nga vagonët. Duke e lëshuar raportin, ne e kemi çuar procesin përpara, duke dhënë një mesazh shumë të qartë. S`kemi pse presim për të jetësuar ato parimet që janë të procesit të Berlinit. Në fund fare do të mbetemi me Ballkanin e Hapur, sepse Berlini nuk do të jetë i përjetshëm. Ballkani është i përjetshëm”, tha Rama.
Rama ndodhet në Shkup në takimin e dytë mes dy qeverive.