Aktualitet

Pas motit të keq, të gjitha akset rrugore nacionale janë të lira

Pas motit të keq, të gjitha akset rrugore nacionale janë të

ARRSH njofton se pas reshjeve të shiut dhe të borës, pas gurëve dhe inerteve që bllokuan disa rrugë, akset nacionale janë të lira. Pastrimi i tyre është bërë gjatë natës.

“Reshje shiu dhe dëbore kanë përshkuar të gjithë vendin, por pa sjellë probleme për bllokimin e qarkullimit të mjeteve

Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës me mjete borëpastruese dhe punëtorë për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte ne ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut.

Akset rrugore nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore #ARRSH #MIE”, njofton ARRSH.