Aktualitet

Pas operacionit, ndërron jetë 23-vjeçarja në Vlorë

Pas operacionit, ndërron jetë 23-vjeçarja në Vlorë

B.S 23 vjeç ka ndërruar jetë dje në mbrëmje në spitalin e Vlorës. Është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal pasi kishte dhimbje në bark. Mjekët kanë konstatuar një infeksion në zorrë dhe e kanë futur në operacion. Por pas ndërhyrjes kirurgjikale e reja ka kaluar në shok dhe për pasojë ka humbur edhe jetën. Për detaje të mëtejshme pritet ekspertiza mjeko-ligjore.

Mësohet se 23-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve.