Aktualitet

Pas parkut energjetik të Karavastasë, do të nisë puna dhe për atë në Spitallë. Ministrja Balluku: Fituesi shpallet në 2021-shin

Pas parkut energjetik të Karavastasë, do të nisë puna dhe

Ndërsa iu hap rruga nisjes së punimeve për ndërtimin e parkut energjetik të Karavastasë, në 2021-shin do të shpallet fituesi edhe për investitorin e parkut fotovoltaik të Spitallës. Lajmi u dha nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, se fituesi mendohet të shpallet më 2 mars të vitit të ardhshëm.

"Kemi përfunduar procedimin e kontratës së shitjes së energjisë mes Voltalia dhe OSHEE, parku energjetik i Karavastasë është gati për të filluar ndërtimin e tij, për ta pasur gati brenda 2 vitesh, në dispozicion të OSHEE-së dhe pjesën tjetër për ta treguar në treg të lirë.

Kohët dhe afatet e dorëzimit janë të gjithë në prezantim. Ne shpallim fituesin më 2 mars 2021. Pastaj i japim frymë ecurisë për firmosjes e kontratave, për t'i dhënë një nisje gjatë verës së ardhshme ndërtimit të këtij parkut të dytë fotovoltaik. Dua të falënderoj konsulentët e BERZH për këtë mbështetje", tha Balluku.

Pas parkut energjetik të Karavastasë, do të nisë puna dhe

Matteo Colangeli, drejtori i zyrës së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Tiranë, tha se projekti i ndërtimit të një Parku të ri Fotovoltaik në Shqipëri, është një produkt i prekshëm.

"Shqipëria duhet të hedhë tjetërkund për investime të tjera të huaja. Për energjinë e rinovueshme ka shumë investitorë të interesuar në këtë drejtim. Shpresoj që edhe Parku i Spitallës do të sjellë një investitor shumë të mirë si në rastin e suksesit të Karavastasë. Projekte të tilla janë kartvizita më e mirë për Shqipërinë", tha Colangeli.