Aktualitet

Pas rastit të parë, Poliçani i gjithi në karantinë për 2 javë! Masat që mori kryebashkiaku

Pas rastit të parë, Poliçani i gjithi në karantinë

Një 79-vjeçar ishte rasti i parë që rezultoi pozitiv me Covid-19 në Poliçan. Pacienti kishte 5 ditë me temperaturë 38, probleme në frymëmarrje, me kollë, diarre, dhimbje gjoksi e muskulare dhe po trajtohej me oksigjeno-terapi. Gjendja e pacientit ka ardhur duke u rënduar dhe aktualisht ndodhet i shtruar tek Infektivi në Tiranë.

Dyshohet se ai është infektuar nga djali i tij 30 vjeç, që kishte ardhur nga Greqia më 5 mars.

Ndërkohë i gjithë stafi i Qendrës Shëndetësore Poliçan do të futet në karantinë, pasi infermierët herë pas here mjekonin të moshuarin, për sëmundjet e tjera shoqëruese. Lidhur me këtë situatë reagoi edhe kryetari i Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj, i cili ka konfirmuar se i gjithë qyteti do të futet në karantinë.

Zotkaj ka deklaruar se pas konfirmimit të rasti të parë 10 000 banorët e Poliçanit janë në rrezik serioz për jetën, sepse vuajnë nga sëmundje të mushkërive dhe sëmundje profesionale, për shkak të punës që kanë kryer në Kombinatin Mekanik të Armëve në Poliçan.

Pas rastit të parë, Poliçani i gjithi në karantinë