Pas shirave të rrëmbyeshëm, Tirana i rikthehet normalitetit

E Enjte 9 Qershor 2022, 17:50
TiranaPost
Në të gjitha rrugët e kryeqytetit është rikthyer normaliteti, pas reshjeve të rrëmbyeshme që ranë me sasira të mëdha brenda një kohe të shkurtër.
Edhe pse reshjet ishin tepër intensive, kanalizimet kulluan brenda një kohe të shkurter sasinë e madhe te ujit, ndersa lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve vijon aktualisht pa probleme.
Edhe zona pranë Pallatit me Shigjeta situata paraqitet e qetë dhe nën kontrollin e punonjësve të Bashkisë.