Aktualitet

Pas skandalit tek Onkologjiku, ndryshime në ligj për mjekët që shpërdorojnë detyrën

Pas skandalit tek Onkologjiku, ndryshime në ligj për mjekët

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu në konferencën pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, është ndalur sërish tek skandali tek Onkologjiku. Koçiu u shpreh se ministria e Shëndetësisë do të nisë një hetim administrativ dhe se do të bëhen ndryshime ligjore për të ndëshkuar mjekët që shpërdorojnë detyrën.

"Po risjellë reagimin për spitalin Onkologjik, dua ta theksoj që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit publik të një qytetarët. Ne kemi nisur një hetim administrativ krahas hetimit që ka filluar prokuroria. Të ndëshkojë të gjithë ata që kanë kryer proceduar që cenojnë figurën e mjekut dhe infermierit. Hetimi administrativ që ne kemi nisur së bashku do të jetë një hetim që do të diskutojë shumë aspekte të punës në këtë shërbim. Është e patolerueshme që mjeku ta konsiderojë jetën njerëzore si një mall në tregun e shumicës.

Do të iniciojmë ndryshime ligjore për të bërë amendime në ligjin për urdhrin e mjekut për të vendosur dhe aty sanksione të forta që ndëshkojnë këdo që e trajton jetën njerëzore si mal shumice në tregun e lirë. Duhet të jenë thelbi i punës së çdo profesionisti. Hetimi do të bëjë të mundur edhe një ridemensionim të sistemit të Onkologjikut.’- u shpreh Koçiu