Aktualitet

Pas Sotës, përjashtohet një tjetër gjyqtar i Fierit: Urdhri i mbrojtjes që mund të kishte parandaluar një vrasje

Pas Sotës, përjashtohet një tjetër gjyqtar i Fierit: Urdhri

Gjyqtarët Ergys Selmani dhe Arben Mullaj janë përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë. Vendimi u mor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas vendimit të tyre për të dhënë dorëheqjen, me gjasë për të mos u përballur me procesin e Vettingut.

Mësohet se procesi i Vetingut për gjyqtarin e Fierit Ergys Selmani kishte nisur që në dhjetor të vitit 2019. Në 8 korrik 2021, Komisioni i Vetingut i dërgoi gjyqtarit rezultatet e hetimit, duke i lënë disa ditë afat për të paraqitur materialet e tij. Gjyqtari Selmani dorëzoi dorëheqjen në KLGJ dy javë më pas. Ndërsa më 10 shtator të po këtij vitit, Komisioni i Vetingut vendosi të ndërpresë Vetingun për gjyqtarin duke e përjashtuar nga drejta për t’u bërë pjesë e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Pas Sotës, përjashtohet një tjetër gjyqtar i Fierit: Urdhri

Ndërsa në dhjetor 2019 nisi procesi për verifikimin e gjyqtarit të Tiranës Arben Mullaj. Siç raportojnë mediat, më datë 13 korrik 2021, gjyqtari Mullaj u njoh me rezultatet e hetimit, ndërsa më 15 korrik ai dha dorëheqjen. Dje KPK vendosi të ndërpresë procesin e Vetingut për gjyqtarin duke e përjashtuar gjithashtu nga drejtësia. Po ditën e djeshme, Komisioni i Vetingut përjashtoi nga drejtësia edhe Gent Pejon-ndihmës ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, edhe ky paraqiti më herët dorëheqjen.

Në vitin 2018, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i kërkoi ish Këshillit të Lartë të Drejtësisë shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Selmani. Ajo e akuzoi se kishte vonuar zbardhjen e urdhrit për mbrojtjen e të ndjerës Liljana Ruka, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Ferdinand Rukaj. Ngjarja tronditi opinionin publik, dhe nga hetimet rezultoi se gjyqtari kishte kryer shkelje të rënda. Për pasojë, mungoi mbrojtja nga policia për viktimën dhe bashkëshorti për të cilin ajo kishte bërë denoncim, i mori jetën duke e hedhur nga kati i katërt i pallatit.

Ndërkaq mëngjesin e 9 shtatorit, Komisioni i Vetingut- KPK përjashtoi nga drejtësia edhe gjyqtarin tjetër të Fierit, Piro Sota i cili liroi nga burgu Elton Metën, dhe ky i fundit tre ditë më parë i mori jetën ish bashkëshortes së tij Sabrina Bengaj.

*Tiranapost.al.