Aktualitet

Pas tri orësh, zjarri në pyjet e Rubikut vihet nën kontroll

Pas tri orësh, zjarri në pyjet e Rubikut vihet nën kontroll

Pas tre orësh, për shkak të vatrës masive, zjarri në pyjet e Molungut në Rubish tashmë është vënë nën kontroll. Lajmin e bën me dije Ministria e Mbrojtjes ku tregon se Forcat Ajrore u angazhuan me helikopterë në operacionin e vështirë për të vënë nën kontroll flakët.

Zjarret në zonën e Mirëditës afër Rubikut kanë qenë prej pak ditësh aktive, duke vënë në rrezik edhe shtëpitë pranë të banorëve.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E MBROJTJES

Forca Ajrore përmes helikopterit të pajisur kovat e posaçme është angazhuar në shuarjen e vatrës masive të zjarrit në pyjet e Molungut, në afërsi të fshatrave Katund i Vjetër – Rrasfik njesia admin. Rubik. Pas më shumë se 3 orësh operacion, zjarri është vënë në kontroll.

Pas tri orësh, zjarri në pyjet e Rubikut vihet nën kontroll

 

Pas tri orësh, zjarri në pyjet e Rubikut vihet nën kontroll