Aktualitet

Pasagjerët me maska në autobusë, Veliaj: Policia nuk është aty për gjoba

Pasagjerët me maska në autobusë, Veliaj: Policia nuk

Këto foto janë nga mëngjesi i sotëm në një prej autobusëve në Tiranë, ku shihet se të gjithë pasagjerët kanë respektuar rregullin e mbajtjes së maskës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan se efektivi nuk është aty për gjoba, por si kujtesë që jeta s'ka të paguar e duhet ruajtur me çdo kusht.

“Mirënjohje qytetarëve që mbajnë maska në autobusë - ruajnë veten dhe të dashurit e tyre! Policia Bashkiake nuk është aty për gjoba, por si kujtesë që jeta s'ka të paguar e duhet ruajtur me çdo kusht! Një ditë të mbarë të gjithëve”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.