Aktualitet

'Pashalimani' mund të bëhet bazë detare e NATO-s, jo e Turqisë

'Pashalimani' mund të bëhet bazë detare e NATO-s, jo e

Në disa media greke, sot u botua një artikull ku pretendohej se Pashalimani mund të bëhej një bazë ushtarake e Turqisë, pasi kryeministri Rama kishte biseduar me presidentin turk Erdogan për këtë çështje.

'Pashalimani' mund të bëhet bazë detare e NATO-s, jo e

Linku i artikullit:

https://www.ant1news.gr/eidiseis/article/569754/albania-toyrkikos-naystathmos-ston-aylona-binteo-

Por burime nga Ministria e Mbrojtjes kanë treguar për News 24 se Pashalimani mund të bëhet bazë ushtarake detare, por e NATO-s.

Sipas News 24, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë një kërkesë që NATO të konsiderojë Pashalimanin për një bazë të re, për shkak të avantazheve që ofron edhe nga pozicioni gjeografik.

Kërkesa pretendohet të jetë bërë në tetor të vitit të kaluar, ku ministrja i është drejtuar me një letër zyrtare komandantit të Komandës Supreme për Europën, gjeneralit amerikan Tod D. Ëolters, ku parashtrohet plani i qeverisë për të modernizuar bazën detare të Pashalimanit, me qëllim përdorimin nga NATO-ja.

'Pashalimani' mund të bëhet bazë detare e NATO-s, jo e

Po ashtu, ministrja Xhaçka u ka bërë të ditur drejtuesve të NATO-s se Shqipëria është gati për zbatimin e një plani të përbashkët për zhvillimin e bazës detare për Aleancën e Atlantikut të Veriut. Nëse do të pranohej një kërkesë e tillë nga NATO atëherë do të ishte e vetmja nga Aleanca në Ballkan për t’iu përgjigjur sfidave të emigracionit apo sigurisë nga kërcënimet.

Në përgjigje të kësaj kërkese Sekretari i Përgjtihshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklarua nga Brukseli se ekspertët e Aleancës po e vlerësojnë situatën dhe do e marrin në konsideratë propozimin.

'Pashalimani' mund të bëhet bazë detare e NATO-s, jo e

Ndërkaq, nëse do të ndoshë, nuk do jetë baza e parë e Natos. Baza ajorore e Kuçovës do të jetë gati së shpejti. NATO ka hartuar projektin me një investim prej 50 milionë eurosh.

Po ju çfarë mendoni? Jeni pro apo kundër?