Pasi e refuzoi në kufi, Greqia pranon ndihmën e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve

9 mjete zjarrfikëse me 48 efektivë u nisën sot nga Shqipëria për t’i ardhur në ndihmë vendit fqinj Greqisë, që prej 5 ditësh po lufton me zjarret.
Forcat shqiptare për orë të tëra u refuzuan në kufi nga Athina zyrtare, me arsyetimin se ishin plotësuar nevojat për ndërhyrjen nga toka.
“Nga pala greke jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera”, njoftoi Ministria jonë e Mbrojtjes.
Por më vonë, në orët e pasdites, Greqia ka pranuar ndihmën e vendit tonë. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka bërë edhe një falenderim publik në Twitter:
Our thanks go out to Albania, for sending to Greece 48 firefighters and 9 vehicles to join us as we fight the wildfires in Alexandroupoli. Thank you, Albania. 🇦🇱🇬🇷@ediramaal
— Prime Minister GR (@PrimeministerGR) August 23, 2023
“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë, që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për t’u bashkuar me ne për të luftuar zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit Shqipëri,” shkruan kryeministri grek.
Një ditë më parë edhe Kryeministri Edi Rama shkroi një mesazh solidariteti me Greqinë për situatën e rëndë në të cilën ndodhet për shkak të zjarreve.
It is so sad to watch our beautiful neighbouring country constantly suffer from wildfires, while the brave Greek people and all of them in uniform fighting against such devastations deserve our full solidarity and profound admiration🇦🇱❤️🇬🇷 pic.twitter.com/nr5sMwnBzU
— Edi Rama (@ediramaal) August 22, 2023
Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të tensionuara pas arrestimit Fredi Belerit. Kryeministri Edi Rama nuk u ftua në një darkë informale të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Selanik.