Aktualitet

Pas lajmit për arrestimin e babait, zv.ministrja e Arsimit jep dorëheqjen

Pas lajmit për arrestimin e babait, zv.ministrja e Arsimit jep

Pas arrestimit për babait, si pjesë e një grupi kriminal, zv/ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu ka dhënë dorëheqjen. Sipas mediave, ajo dorëzoi dorëheqjen pas lajmit të arrestimit të të atit, Eduart Haxhiu.

Pavarësisht se lajmi u bë publik nga policia një ditë më parë, lajmi për dorëheqjen e zv/ministres dhe për përfshirjen e babait të saj u bë i ditur nga media ditën e sotme.

Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal, që po hetohet nga SPAK dhe akuzohet se dërgonte emigrantë me viza false në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe.

Ai u dënua me “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.