Aktualitet

Pastrimi i parave e evazioni fiskal, nis verifikimi i llogarive bankare të dyshimta me 82 vende në botë

Pastrimi i parave e evazioni fiskal, nis verifikimi i llogarive bankare të

Ligji për shkëmbimin automatic të informacionit lidhur me llogaritë financiare do të bëjë të mundur që Shqipëria të marrë informacion nga 82 vende të botë mbi llogaritë në bankë të shqiptarëve dhe të huajve.

Ky proces mësohet se do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila do të shkëmbejë informacione me administratat e 82 vendeve. Vendimi është botuar tashmë në flektoren zyrtare, ku në të listohen vendet me të cilat Shqipëria do bashkëpunojë.

Pastrimi i parave e evazioni fiskal, nis verifikimi i llogarive bankare të

Sipas këtij ligji, çdo 30 maj të çdo viti duhet që bankat të raportojnë pranë tatimeve llogaritë bankare që kanë pranë tyre të gjithë shtetasit e huaj, që janë rezident në vendet që janë pjesëmarrës në këtë proces. Pas këtij hapi Drejtoria e Tatimeve këtë informacion e raporton automatikisht tek vendi homolog ku është rezident personi që ka llogarinë.

Përgatitjen për implementimin e këtij ligji kanë filluar pasi bankat kanë dërguar një formular tek klient të tyre, ku duhet të shënohen të dhënat e vendbanimit dhe numri tatimor i secilit.

Të gjithë qytetarët shqiptarë, që kanë para nga burime të jashtëligjshme të mbyllura në bankat e këtyre 82 vendeve nuk mund t’i fshehin më, pasi do të ekspozohen tek organet tatimore të Shqipërisë.

Nisma ligjore ka si synim “të verifikojë pagimin e taksave, fitimet nga shitjet e pronave, të ardhurat nga qiratë, apo krijimin e pasurive jashtë vendit”.

Ministria e Financave thotë se ky sistem i këmbimit automatik të informacionit do të rrisë të ardhurat, do evitojë shmangien dhe evazionin fiskal, do ofrojë kontroll më të mirë të marrëveshjeve të taksimit të dyfishtë, dhe verifikim të të ardhurave të tatimpaguesve.

Kliko këtu për dokumentin e plotë.