Aktualitet

Pasuria ime është 2 metër katror, ja kush jam unë! Rrëfimi i Sinan Idrizit aksionerit të ‘Air Albania’

Pasuria ime është 2 metër katror, ja kush jam unë!

Sinan Idrizi, president i Flamurtarit, është një nga aksionerët e kompanisë së fluturimeve të “Air Albania” dhe tregoi në një intervistë që shkon përtej jetës së tij si sipërmarrës, detaje që e njohën më shumë për publikun.

I pyetur sesi u bë ortak me 41% të aksioneve të “Air Albania”, Idrizi tregoi se arriti të bëhej vetëm falë investimeve të parave të tij.

“Para se të bëhesha ortak, dua t’ju tregoj që tek Flamurtari kam 6 vite që investoj pa marrë asgjë në këmbim. Po bëj publike diçka për herë të parë, prej 5 vitesh financoj bursën e 100 studentëve shqiptarë ekselentë të Universitet Teknik në Stamboll. Familja ime bënte biznes në kohën e perandorisë dhe pas perandorisë. Jam marrë me biznesin e hidrokarbureve, real-estate dhe aviacion. U bëra aksioner falë kontributit financiar personal.

Pasuria ime është 2 metër katror, ja kush jam unë!

Sa i pasur jeni?

Pasuria për mua është 2 metër katror. Kam probleme me aritmetikën e atij që është në majë të kotecit, që mburret çfarë ka dhe çfarë bën.

Ju e dini sa vleni?

Për mua vlen vlera shpirtërore. Vlerën pasurore le ta mbajnë ata që kanë koncept tjetër për jetën. 

*Deklarata u bë në emsionin "Opinion"