Aktualitet

PD depoziton në SPAK padinë për energjinë

PD depoziton në SPAK padinë për energjinë

Siç kreu i PD-së Lulzim Basha lajmëroi më herët, dy nënkryetarët e PD-së, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj kanë depozituar sot në SPAK padinë për energjinë. PD pretendon se në Shqipëri ka ndodhur një dëm ekonomik prej 10 milionë eurosh në energjetikë e që do të kishte kursyer 150 milionë eurosh nga buxheti i shtetit.

Tabaku para mediave tha: Dëmi ekonomik është 10 mln euro për një nga lotet. Ndërkohë për të gjithë periudhën nëse do të ishte përdorur ajo energji elektrike që shpenzohet nga ne, do i kishim kursyer buxhetit të shtetit 150 mln euro. Këto janë asgjë nga ajo që ka përjetuar ky sektor, me vjedhjet që kanë ndodhur atje, me rritjet e energjisë elektrike dhe rritja që do të bëhet për muajt në vazhdim. Qytetarët shqiptarë po vuajnë krizën e korrupsionit. I bëj thirrje drejtësisë së re të ngrihet në nivelin që takon, të mos lejojë zyrtarët të përdorë pushtetin për t’u mbrojtur. Të marrë vendime që këto fonde të vjedhura të kenë një përgjegjës përpara drejtësisë.

Alibeaj tha: Ky është i pari kallëzim që kemi depozituar duke respektuar të gjitha procedurat. Gjendja e rëndë ekonomike, nuk ka të madh e të vogël që nuk e di dhe nuk e ndjen në familjet e tyre. Do mjaftonte veç ajo që është thënë publikisht që nga i madhi i qeverisë që këta prokurorë, kjo zyrë të vepronin në mënyrë energjetike me iniciativë, kryesisht. Nuk e kanë bërë.