Aktualitet

Tërhiqet PS! Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore

Tërhiqet PS! Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore

Këshilli Politik arriti dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve, ndërsa mësohet se PS është tërhequr nga kërkesa për depolitizomi i administratës zgjedhore, ndërsa formula për zgjedhjen e komisionerëve do të mbetet e njejtë si në zgjedhjet e kaluara.

PS e mori këtë vendim të papritur, pasi PD kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE.

Mazhoranca ka dhënë garanci që draft-dokumenti që u firmos në Pallatin e Kongreseve nuk do të ndryshohet pa marrë më herët konsensusin nga Këshilli Politik. Kështu që pritet të kalojë në Kuvend siç do të nënshkruhet ditën e sotme. Mazhoranca dhe opozita nuk do të ketë asnjë fuqi vendimmarrëse për të bërë ndryshime pa miratimin e të gjitha palëve.

Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ. Ky institucion do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, ndërsa nënkryetari nga opozita.