Aktualitet

Pediatrja Gjeorgjina Kuli shpjegon pse edhe fëmijët mbi 6 vjeç duhet ta mbajnë maskën!

Pediatrja Gjeorgjina Kuli shpjegon pse edhe fëmijët mbi 6 vjeç

Pavarësisht se rregullorja për maskat ka të përcaktuar që fëmijët nën 11 vjeç nuk kanë arsye për ta mbajtur, mjekja pediatre, Gjeorgjina Kuli, rekomandon që barrierën mbrojtëse ta mbajnë edhe të vegjlit që janë nga mosha 6 vjeç e sipër.

“Maska është një nga mjetet mbrojtëse shumë të rëndësishme edhe për fëmijët e vegjël. Mosha e rekomandueshme që fëmijët të mbajnë maskë është 6 vjeç e sipër. Sepse është një moshë që fëmijëve mund t’u shpjegohet për rëndësinë e maskës, për faktin pse duhet mbajtur dhe po kështu mund të kombinohet në formë lojërash apo maska me personazhe të përrallave apo të botës së tyre, për ta bërë atë pjesë të rëndësishme të jetës së përditshme”, tha Kuli.

Nga e enjtja e 15 tetorit të gjithë mbi 11 vjeç duhet ta mbajnë maskën kudo jashtë shtëpisë, ndryshe do të gjobiten.