Aktualitet

Peleshi: Këto zona rrezikojnë nga përmbyjtjet

Peleshi: Këto zona rrezikojnë nga përmbyjtjet

Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi në një konferencë për shtyp sot paralajmëroi për zonat të cilat mund të kenë problematika si pasojë e përkeqësimit të kushteve të motit.

Peleshi tha se zonat e Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Lezhës janë të rrezikuara nga vërshimi i lumenjve malor, duke rrezikuar të shkaktojnë përmbytje.

“Deri tani nga raportimet e bëra në 24-orët e fundit nga qarqet nuk kemi situata problematike. Kuotat e lumenjve deri tani janë në kuota normale. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malor dhe rrëshqitje të dherave

Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme, përmbytje të lokalizuara në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Por dua të bëj me dije se të gjitha shtabet janë në gadishmëri. Bashkitë kanë punuar në kohë për të parandaluar përmbytjet përmes pastrimit të kanaleve.

Një sasi e jashtëzakonshme reshjesh në disa zona mund të na përballë me emergjenca të pashmangshme ndaj ka vlerë të marrim masa të tjera shtesë për të siguruar jetën e banorëve dhe pasuritë e tyre”, tha Peleshi.

Tiranapost.al