Aktualitet

Peleshi lajmëron formimin e Regjimentit të Operacioneve Speciale: Prioritet modernizimi i teknikës dhe armatimit luftarak

Peleshi lajmëron formimin e Regjimentit të Operacioneve Speciale:

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka lajmëruar formimin e Regjimentit të Operacioneve Speciale, i cili do të inkorporojë strukturat elitë të forcave të armatosura, Batalionin e Forcave Speciale dhe Komandot. Peleshi ka shtuar prioritet i dikasterit të tij është plotësimi me personl i Regjimentit si dhe modernizimi i teknikave dhe armatimit luftarak.

Statusi i ministrit Niko Peleshi:

Dy strukturat elitë të Forcave të Armatosura, batalioni i Forcave Speciale dhe ai Komando tashmë do të funksionojnë nën një ombrellë të re; Regjimentin e Operacioneve Speciale.

Struktura e re synon të rrisë më tej kapacitetet e dy batalioneve dhe efektivëve të tyre, të cilët kanë nderuar Forcat tona të Armatosura dhe Shqipërinë, kudo ku janë thirrur për të shërbyer.

Regjimenti i Operacioneve Speciale do të jetë në prioritetet tona për plotësimin me personel, por edhe për modernizimin e teknikës dhe armatimit luftarak.

Peleshi lajmëron formimin e Regjimentit të Operacioneve Speciale:

Tiranapost.al