Aktualitet

Për 40% të adoleshentëve italianë përndjekja nuk është dhunë dhe ‘Jo-ja e vajzave është në fakt Po’

Për 40% të adoleshentëve italianë përndjekja nuk

Një studim i zhvilluar së fundmi në Itali ka nxjerrë disa përfundime alarmante. Sipas tij, katër në dhjetë adoleshentë nuk e konsiderojnë përndjekjen dhunë ndërsa një në katër adoleshentë mendon se është normale të bëhesh i dhunshëm nëse zbulon një tradhti.


Gjithashtu një në tre adoleshentë mendon se “vajzat thonë jo, por në fakt është një po” dhe për ta kontrolli është një formë e dashurisë.

Studimi u krye nga Fondacionit Libellula, dhe përfshiu 1592 të rinj nga 14 deri në 19 vjeç.
Studimi gjithashtu zbuloi se shkolla dhe rrjetet sociale konsiderohen “më të rrezikshme se transporti publik”, veçanërisht për vajzat.